Dhunohet barbarisht prezantuesi me ngjyrë

Një prezantues me ngjyrë është dhunuar në mënyrë barbare në Afrikën e Jugut. Mësohet se Samora Mangesi ka qenë nën shoqërinë e dy mikeshave të tij, ku disa burra i kanë dalë përpara.

Ata e kanë quajtur moderatorin ‘majmun’, ku ky i fundit i ka thënë atyre që t`i kërkonin falje për ofendimin ndaj tij. Por gjërat nuk shkuan mirë, pasi burrat nisën ta rrihnin dhe godisnin moderatorin derisa ai humbi ndjenjat.

Ka qenë vetë prezantuesi që e ka bërë publike ngjarjen me anë të postimit të një fotoje, ku shihet i dhunuar dhe i gjakosur në fytyrë. Nga ana tjetër, policia është ende në kërkim të autorëve./real-news.tv