fbpx

Dhunoi fëmijën 2-vjeç në çerdhe, procedohet penalisht 61-vjeçari…

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht një 61-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë në një çerdhe private ndaj një fëmije 2-vjeç.

Burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bënë me dije shtetasi G. D., 61 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se në ambientet e çerdhes private ku ai punon, ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije të mitur 2 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.