Dhunoi ish-gruan, dënohet burri nga Kruja

dhuna-1.jpg

Është dënuar me 2 vite burg një burrë nga Kruja, pasi ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij.

Mësohet se Agim Doçi është kërkuar kombëtarisht derisa është bërë e mundur kapja e tij.

Ai ka thyer urdhër-mbrojtjen e ish-bashkëshortes së tij duke e dhunuar fizikisht atë.

Mbi Doçin rëndon vepra penale ‘Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës’.

Ndërkohë, materialet i janë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme./real-news.tv

 

scroll to top