Dhunoi nënën, pranga 41-vjeçarit në Korçë

Një 41-vjeçar ka rënë në pranga ditën e  sotme pasi akuzohet për ushtrim të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.F, 41 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij shtetases V.F, 66 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.