Dhunon gruan në sy të fëmijës, arrestohet shqiptari në Greqi

2d3d392776b89dc9b6fd77aedfd6c185_L.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku është arrestuar një 35-vjeçar shqiptar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Tripolit, ku shqiptari po dhunonte bashkëshorten e tij.

35-vjeçari po dhunonte gruan e tij në sytë e fëmijës së tyre, ku ky i  fundit menjëherë ka reaguar për këtë ngjarje.

Ai ka dalë në ballkon dhe ka thërritur për ndihmë.

“Ndihmë! Babi po rreh mamin!”, ishin thirrjet e fëmijës.

Fqinjët kanë lajmëruar policinë, të cilët kryen arrestimin e menjëhershëm ndaj shqiptarit./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303