fbpx

Dhunonte në mënyrë të përsëritur bashkëshorten dhe e kërcënoi me thikë, në pranga 43-vjeçari

policia.png

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 43-vjeçar pasi ka kërcënuar me thikë bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit zyrtar të bluve në Vlorë, 43-vjeçari ushtronte dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë vënë në pranga një 18-vjeçar pasi drejtonte një motomjet pa leje drejtimi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë

Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes vihet në pranga 43-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Y. D., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 28.11.2020, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.

……….

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin P. K., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin e markës “Honda”  pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303