fbpx

Dhunuan 3 policë me sende të forta, ka të arrestuar

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person, pasi ka dhunuar 3 punonjës të policisë.

Sipas uniformave blu, janë goditur fizikisht dhe me sende të forta 3 efektivë, duke iu shkaktuar dëmtime. Ata kishin ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. V., 49 vjeç banues në fshatin Vranisht, si dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, shtetasin I. V., 44 vjeç.

Në fshatin Vranisht, Himarë, shtetasi M.V në bashkëpunim me vëllain e tij I.V kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 3 punonjësve të policisë së rendit publik, pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K. Xh., 19 vjeç, banues në fshatin Llakatund, pasi është konstatuar në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, duke drejtuar motorrin pa targa dhe pa leje drejtimi përkatës.