Dhunuan Anxhelën, irritohet Elton Ilirjani: Të na hani m****

Biznesmeni i njohur gay, Elton Ilirjani në një postim në rrjetin e tij social Instagram reagoi ashpër për dhunën ndaj tranvestit Anxhela, në Tiranë.

Transgjinori ishte rrahur në mënyrë barbare dhe më pas është lënë i gjakosur në rrugë.

Për këtë rast reagoi menjëherë Ilirjani duke thënë se është turp dhe një tmerr i vërtetë.

Ndërkohë, duket se akoma nuk i ka ikur inati pas kësaj ngjarje dhe këtë e ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan:

Për ata që dhunojnë personat e dobët e të pambrojtur, të na hani m….