24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

“Dhunuan policinë”/ Policia arreston 2 persona në Fier

spot_img

Policia e Fierit ka vënë në pranga 2  persona të tjerë në lidhje me protestën e opozitës ditën e djeshme. Sipas policisë ata ushtruan dhunë ndaj uniformave blu.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë i mundur identifikimi i dy personave të tjerë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme në Fier. Si rezultat, u kapën dhe u ndaluan shtetasit: L.Z, 42 vjeç, banues në Fier. E.K, 37 vjeç, banues në Fier”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se janë shpallur në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë për të njëjtat vepra penale.

/real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat