fbpx

Dhurata e rrallë që princi George mori nga gjyshi Charles

Prince-George-Prince-Charles.jpg

Ardhja në jetë e princit George 5 vite më parë ishte një lajm i madh për Britaninë dhe për familjen mbretërore atje.

Gjyshi i George, princi Charles, ka folur në një dokumentar që pritet të transmetohet së shpejti dhe ka rrëfyer edhe dhuratën e veçantë që kishte menduar për nipin e vet, George, djali i parë i të birit Ëilliam me Kate Middleton.

Charles tregoi se disa prej pemëve në parkun e shtëpisë së tij në Birkhall janë mbjellë atëherë kur George erdhi në jetë.

“Ky praktikisht, do të jetë pylli i tij. Sa më shumë plakem aq më shumë më rritet dëshira për të mbjellë pemë; shpresoj që George ta konsiderojë këtë diçka mjaft të këndshme kur të rritet, që të jetë në një moshë për ta kuptuar tamam rëndësinë e një dhurate të tillë”, thotë në dokumentar Princi Charles.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *