Dialogu/ Haradinaj: Jemi një vend “start up”, nuk dorëzohemi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sërish rreth dialogut me Serbinë dhe samitit në Berlin që u zhvillua më 29 prill.

Për ‘Die Welt’, ai thotë se dialogu me Serbinë ka sjellë çështje të reja si ajo e këmbimit të territoreve apo e zhvendosjes së kufijve

“Kjo ka bërë që situata në rajon të përkeqësohet. Kemi humbur gati një vit. Tani jemi kthyer në tryezën e bisedimeve, në atë pa temat e këmbimit të territoreve dhe zhvendosjes së kufijve. Kush do të ripërcaktojë kufijtë në rajonin tonë thërret tragjeditë e së shkuarës. Kjo është e rrezikshme. Jemi një vend ‘start up’,  ne nuk dorëzohemi”, thotë Haradinaj./real-news.tv