fbpx

Dialogu me opozitën, mesazhi i Spiropalit

spiropali-2.jpg

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali i ka drejtuar një mesazh opozitës lidhur me dialogun, si dhe i është drejtuar ish-kryeministrit Berisha në lidhje me zgjedhjet lokale.

Ajo ka thënë se koha për dialog me Bashën po mbaron.

“Koha për Dialog po mbaron dhe fushata e zgjedhjeve është pak ditë larg. Si të duan! Ne jemi edhe për pak ditë në dispozicion të dialogut. Ndërsa kush nuk e ka kuptuar akoma pse duhen bërë zgjedhjet në 30 qershor, le të rishohë shfaqjen e marrosjes së Saliut mbrëmë”, theksoi ajo.

Spiropali gjithashtu iu referua dhe deklaratës së CDU/CSU, ku tha se mesazhi i tyre keqpërdoret nga PD.

“Pa pikën e turpit dje dhe sot, një deklaratë shtypi e një grupi njerëzish vullnetmirë në partine simotër të PD-së në CDU/CSU, që duan të ndihmojnë Shqipërinë, keqpërdoret si vendim i parlamentit gjerman për të shtyrë datën e zgjedhjeve! Ndërkohë që ata miq të Shqipërisë dhe partnere politike të PD, kryefjalën e tyre e kanë prej ditësh dialog pa kushte dhe ndërkohë që kryeministri ka tre ditë rresht që publikon me shkrim, ftesën për Dialog pa Kushte, Saliu dhe të paudhët e tij u bien të njëjtave daulle lufte frontale, duke bërë sikur ajo kryefjalë nuk ekziston”, tha ajo. /real-news.tv

https://www.facebook.com/espiropali/videos/645880515915186/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303