fbpx

Dialogu me Serbinë, partitë në Kosovë nuk gjejnë konsensus

unnamed-8-10-780x439-770x433.jpg

Kuvendi i Kosovës ka dështuar në seancën e pasdites arritjen e konsensusit politik për miratimin e projekt-rezolutës së propozuar nga opozita lidhur me dialogun me Serbinë.

Seanca në fjalë u shoqërua me tone të ngritura, por në fund nuk kishte një linjë të qartë mes grupeve parlamentare rreth rezolutës, ndërsa seanca do të vijojë sërish ditën e nesërme me shpresën se palët do të arrijnë gjuhën e përbashkët.

Partitë e koalicionit qeverisës kanë kërkuar harmonizim të qëndrimeve të grupeve parlamentare për të dalë me një rezolutë të përbashkët që do të hidhej në votim.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *