fbpx

Dialogu/ Putini dhe Vuçiçi bisedojnë për Kosovën

putin.jpg

SOCHI, RUSSIA – DECEMBER 4, 2019: Russia's President Vladimir Putin (L) welcomes his Serbian counterpart Aleksandar Vucic before a meeting at Bocharov Ruchei residence. Mikhail Metzel/TASS Ðîññèÿ. Ñî÷è. Ïðåçèäåíò ÐÔ Âëàäèìèð Ïóòèí è ïðåçèäåíò Ñåðáèè Àëåêñàíäð Âó÷è÷ (ñëåâà íàïðàâî) âî âðåìÿ âñòðå÷è â ðåçèäåíöèè "Áî÷àðîâ ðó÷åé". Ìèõàèë Ìåòöåëü/ÒÀÑÑ

Aleksandar Vuçiç, ka thënë që Rusia do ta mbështesë Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe se është e qartë që asnjë vendim nuk do të mund të sillet pa Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është thënë në një komunikatë nga Presidenca e Serbisë.

Siç thuhet në komunikatë, Putini ka thënë që për Kosovën “do të bisedojë sy më sy me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në javën e ardhshme në Moskë”.

Vuçiçi do të jetë i pranishëm në Paradën e Fitores në Moskë, më 24 qershor, me të cilën do të shënohet 75-vjetori i fitores mbi fashizmin, ndërkaq që nga kabineti i presidentit Vuçiç është thënë që ai e ka falënderuar Putinin “për mbështetjen aktive të Rusisë për interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë, mbi parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe drejtësisë”.

“Presidenti Putin ka konfirmuar që sërish do të vizitojë Serbinë, për të qenë i pranishëm në ceremoninë qendrore shtetërore për shenjtërimin e tempullit të Shën Savës dhe ka theksuar që Rusia do t’i ndihmojë interesat e Serbisë dhe do t’i mbrojë interesat e Kishës Ortodokse Serbe”, thuhet në komunikatën e Presidencës së Serbisë.

Gjithashtu, temë e bisedimit ndërmjet Vuçiçit dhe Putinit ka qenë edhe vizita e ardhshme e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, në Beograd, e cila është planifikuar për ditën e enjte, më 18 qershor, tre ditë para zgjedhjeve në Serbi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303