Dialogu/ Serbia: Po erdhi SHBA, ne duam Rusinë dhe Kinën

Deklaratave të liderëve shqiptarë të Kosovës se duan një rol më të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, serbët i janë përgjigjur duke kërkuar përfshirjen e Kinës dhe Rusisë. Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Nenad Popoviç, tha Rusia është e gatshme të kontribuojë.

Këto lëvizje të Prishtinës, si dhe mungesa e reagimit të BE-së, varros marrëveshjen e Brukselit. Tani, ne kemi nevojë për një format të ri të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, i cili, në vend të përkujdesjes së BE-së, duhet të kryhet në kuadrin e OKB-së, me ndërmjetësimin e SHBA-së, Rusisë dhe Kinës”, theksoi ai. /Real-news.tv/

Lër një koment