fbpx

Dialogu/ Takohen sot në Bruksel Thaçi dhe Vuçiç

307690-Jvzq6MmDYl.jpg

Pas një periudhë të gjatë dhe pas debateve të shumta mbi idetë për shkëmbim territorial apo ndarje të Kosovës, presidentët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot Bruksel.

Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka njoftuar se në takim Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç pritet të konfirmojnë gatishmërinë për të intensifikuar punën që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme në normalizimin e marrëdhënieve, që është jetike për rrugën evropiane të tyre.

Ndërkohë që vetëm dy ditë më parë zyrtarë serbë kanë kërcënuar me ndërprerjen e dialogut, pasi qeveria e Kosovës ka vendosur taksë prej 10 përqind për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *