fbpx

Diamanti më i madh rozë shitet per 50 milionë dollarë

21859A2D-3922-4BE6-B8CB-3E9B8C30BF0F.jpeg

Një diamant i rrallë ngjyrë rozë është shitur me një çmim rekord 50.3 milionë dollarë në ankand.
Guri i çmuar 19-karatësh Pink Legacy u ble në Gjenevë nga marka e njohur amerikane Harry Winston.
Pronarët e rinj i kanë vendosur atij edhe emrin e tyre, duke e quajtur tashmë Winston Pink Legacy.
Diamanti është blerë pas vetëm 5 minutash pas fillimit të ofertave. Fillimisht u vlerësuar ndërmjet 30 deri në 50 milionë dollarë përpara shitjes .
Pink Legacy kategorizohet si një diamant “Fancy Vivid”, shkalla më e lartë e intensitetit të ngjyrës. Vetëm 1 në 100,000 diamante bën pjesë në këtë kategori.
Diamanti është një zbulim edhe më i rrallë për shkak të madhësisë së tij, pasi Diamantët Rozë të Fancy Vivid më të mëdha se 10 karat janë “praktikisht të panjohura”.
Pronarët e rinj të unazës nuk u bënë të njohur, por dikur i përkiste familjes Oppenheimer, e cila drejtoi kompaninë e minierave të De Beers për tre breza deri në shitjen e aksioneve të tyre në vitin 2011.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *