fbpx

Dibrës do t’i hiqet një deputet në zgjedhjet e ardhshme, ja ku shtohet

Në vitin 2021 do të ndryshoje konfigurimi i zgjedhjes së deputetëve. Mësohet se banorët e qarkut Dibër do të zgjedhin një deputet më pak. Kjo për shkak të rënies së popullsisë.  Dibra nuk do të ketë më 6 përfaqësues në parlament, por 5.

Sipas asaj që shkruan Abcnews mandati që i hiqet qarkut verilindor, do t’i shtohet qarkut Tiranë, duke e bërë atë me 35 ligjvënës.

Megjithatë do të jetë KQZ-ja ajo që do të zyrtarizojë këtë çështje përmes një vendimi të posaçëm.