Dieta BRAT me tost dhe oriz/ Pse mjekët nuk e rekomandojnë më

Nëse ku dhe fëmija juaj keni pasur ndonjëherë një virus në stomak duhet të keni dëgjuar patjetër për dietën BRAT.

Dieta BRAT përmban banane oriz, mollë dhe tost të cilat janë cilësuar si ushqime të lehta për stomakun dhe ndihmon të qetësojë dhimbjen dhe parandalojnë të përzierat dhe diarrenë.

Por sido që të jetë kjo lloj diete është përjashtuar për faktin se nuk konsiderohet si një nga opsionet më të mira.

Dieta BRAT është rekomanduar fillimisht nga doktorët pediatër të cilët ua rekomandonin fëmijëve kur merrnin sëmundje akute të zorrëve.

Megjithëse dieta u shpik kryesisht për fëmijët e sëmurë, të rriturit që vuajnë nga probleme akute të stomakut gjithashtu mund ta përdorin atë për të zvogëluar simptomat e tyre.

Gjithashtu kjo lloj diete nuk është e këshillueshme të mbahet për një kohë të gjatë pasi nuk është se përmban vlera të shumta ushqimore.

Po është e vërtetë që ndihmon në trajtimin e zorrëve apo stomakut por kjo tashmë mund të realizohet dhe nëpërmjet vitaminave proteinave apo medikamenteve të tjera të ndryshme.