Digjet Amazona, presidenti i Brazilit: Nuk kemi burime për shuarjen e flakëve

In this Aug. 20, 2019 drone photo released by the Corpo de Bombeiros de Mato Grosso, brush fires burn in Guaranta do Norte municipality, Mato Grosso state, Brazil. Brazil's National Institute for Space Research, a federal agency monitoring deforestation and wildfires, said the country has seen a record number of wildfires this year. (Corpo de Bombeiros de Mato Grosso via AP)

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është shfaqur tepër i pashpresë teksa ka folur përpara gazetarëve për zjarret që po ‘përpijnë’ Amazonën.

Bolsonaro ka thënë se qeverisë së tij i mungojnë burimet njerëzore për të luftuar numrin rekord të zjarreve në Amazon, raporton BBC, ndërsa ka hedhur dyshime për shkakun mbi organizatat joqeveritare.

‘Dyzet burra për të luftuar një zjarr? Nuk ka burimet. Ky kaos tashmë ka mbërritur’, tha presidenti i Brazilit sot përpara gazetarëve. Ai u shpreh se shkaktare të zjarreve mund të ishin OJQ-të për tu hakmarrë ndaj qeverisë së tij pasi u ka ulur fondet, por theksoi se për këtë ende nuk ka prova.

Pyjet e Amazonës cilësohen si mushkëritë e planetit, duke prodhuar 20% të oksigjenit në atmosferën e Tokës.

Konsiderohet jetike në ngadalësimin e ngrohjes globale, dhe është “shtëpi” për speciet e panumërta të faunës dhe florës. Në këtë zonë bien po ashtu sasitë më të mëdha të reshjeve se në të gjithë botën.190822091930-02-brazil-fire-0820-exlarge-169.jpg190822173351-amazon-fire-satellite-exlarge-169.jpg