Digjet makina e Dritan Lelit, banorët rrëfejnë tmerrin: Nuk hapnim dot dyert…

Në orët e para të mëngjesit i është vënë flaka makinës së Kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli.

Shoferi i kryetarit të Bashkisë e kishte parkuar makinën tip Range Rover pranë pallatit ku banon. Gjithashtu, edhe një mjet tjetër tip Ford në pronësi të shtetasit B.A është përfshirë nga flakët.

Banorët e pallatit ku ishte parkuar makina e kryebashkiakut tregojnë momentin kur panë flakët që përfshinë mjetet.

Në orën katër të mëngjesit dëgjova zhurmë. Mendova se frynte erë, por kur pash flakët.

Më janë dëmtuar grilat, tendat. Unë e kam këmbën e vrarë dhe mezi lëviz. Kush do mi paguaj mua dëmet? Nuk kemi dëgjuar gjë, vetëm flakët. Nuk hapnim dot dyertë, vetëm blozë,“ thotë banorja.

Ndërsa banori tjetër shprehet se flaka ishte e madhe dhe u dogjën dy makina. Gjithashtu banori shprehet se shoferi i Dritan Lelit nuk e ka shtëpinë tek pallati ky kishte lënë makinën, por në një pallat tjetër.

“Po e pamë ngjarjen, unë dola nga shtëpia flaka dilte në majë. U dogjën dy makina. Ishte ora 4 e 30. Kjo ngjarje s’ka ndodhur asnjë herë. Unë mendova që mu dogj makina e djalit. Nuk dëgjuam zhurma. Shoferi e ka shtëpinë tek pallati tjetër, jo tek ky pallat”, thotë banori.