Digjet makina e parkuar në garazhdin e një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

WhatsApp-Image-2021-04-11-at-8.07.43-AM.jpeg

Një makinë ka marrë flakë, gjatë orëve të para të mëngjesit që ndodhej e parkuar në garazhdin e një pallati. Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 07:30 në rrugën “Fadil Deliu”  në zonën e Freskut në Tiranë, ku tymi është përhapur me shpejtësi edhe në katet e pallatit.  Kjo ka bërë forcat zjarrfikëse të evakuojnë banorët e pallatit për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Zjarri ka rënë në një makinë për shkaqe ende të panjohura, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe se situata është nën kontroll.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit, ndërsa situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303