fbpx

Digjet makina e parkuar pak minuta më parë, policia dyshon se…

Një makinë është djegur në lagjen “Stacioni i Trenit” në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta pasi ishte parkuar.

Burime zyrtare bënë me dije se paraprakisht dyshohet se shkak për djegien e automjetit ka qenë një defekt në sistemin elektrik.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa zjarrfikësit shuan flakët.