Digjet shtëpia në Athinë, lëndohen binjakët shqiptarë

Një shtëpi në lagjen Kalithea të Athinës është përfshirë nga flakët, ku mësohet se banesa është e një familjeje shqiptare. Të lënduar kanë mbetur dy fëmijët e familjes, të cilët janë binjakë.

Ata janë të moshës 5-vjeçare, të cilët në momentin kur ka rënë zjarri, kanë qenë vetëm në shtëpi. Nëna e fëmijëve ishte në punë kur ndodhi e gjithë ngjarja.

Mësohet se binjakët janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ambulanca dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje. Ende nuk dihet arsyeja e zjarrit në banesën e shqiptarëve në Athinë./real-news.tv

Lër një koment