fbpx

Dikur 95 kg, Fifi tregon pse vendosi të ndryshojë gjithçka

maxresdefault-5.jpg

Këngëtarja shqiptare Fifi (Filloreta Raçi) është një ndër artistet më të pëlqyera të publikut shqiptar. Ajo ka një të veçantë dhe është një person i thjeshtë dhe spontan.

25-vjeçarja ishte e ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një intervistë ku tregoi për eksperiencën e saj të humbjes në peshë, proces që ka nisur disa muaj më parë dhe është duke vazhduar.

Ajo tregoi për publikun dhe të gjithë teleshikuesit se si dy vite më parë nisi të shtonte peshë për shkak të jetës së natës dhe mosrespektimit të orareve. Ky çrregullim bëri që artistja të fitonte 20 kilogramë brenda 3 muajve.

Fifi zbuloi se në atë periudhë ka qenë 95 kilogramë, ndërkohë tani ka humbur 10-12 kilogramë e rezultati është mëse i dukshëm

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303