“Dikur dridheshin nga frika, reflektonin”/ Basha reagon urgjent pas deklaratës së Ramës: Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të…

basha-3.jpg

BASHA AKUZA QEVERISE - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference te shtypi, ku ka akuzuar qeverine se po perdor policine ne fushate, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, which he has accused the government of using the police to campaign for the local elections on 21 June.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar me shpejtësi për deklarataët që bëri pak më parë Kryeministri Edi Rama ndaj Bashkimit Europian për mos hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Basha ka deklaruar se ishte një kohë kur zyrtarë të BE-së si Reinhard Priebe flisnin për shkeljet e “autokratëve” të Ballkanit, kryeministrat dhe kolegët e tyre dridheshin nga frika.

Më tej kryedemokrati vazhdon duke thënë se tani autokratët e korruptuar të ballkanit kanë guximin dhe fajësojnë mungesën e përparimit të BE-së në vend të minimit që ata po i bëjnë demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Ishte një kohë kur zyrtarët e BE-së si Reinhard Priebe flisnin për shkeljet e autokratëve të Ballkanit mbi Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit dhe Kryeministrat e Ballkanit dhe kolegët e tyre dridheshin nga frika, reflektonin ose u votuan. Duket se tavolinat janë kthyer. Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin për mungesën e përparimit në BE, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit” – shkruan Basha.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303