Dikur ushtar i UÇK-së, sot tenor mjaft i suksesshëm

Ramë Lahaj është një tenor mjaft i suksesshëm ditët e sotme, por shumë pak e dinë të shkuarën e tij. 35-vjeçari ka qenë pjesë e UÇK-së kur ka qenë mjaft i ri, por hoqi dorë për të ndjekur ëndrrën e tij më të madhe, të qenit tenor.

Ai ka postuar një shkrim në rrjetin social, ‘Facebook’, ku fton gjithë të rinjtë që të ndjekin ëndrrat e tyre, pasi një ditë do ia arrijnë.

Gjithashtu, Lahaj bën me dije se së shpejti do zhvillojë një koncert në Operën e Barcelonës.

Postimi i plotë i Lahjas:

20 vjet ndryshim. Ushtar në luftë, ushtar në paqe.
Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande. Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s’shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndërrave të tua pa e fitue. Kësaj herë t’fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar që e fitova me nder. Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019./real-news.tv

Placido Domingo for Rame Lahaj

Dear opera worshipers,I am more than honoured to finally share this video with you, where the legendary tenor Placido Domingo , appreciates and supports my talent and career.Words can't describe how happy I am, to be a part of his career.All the best for all of you!More about my next projects: www.ramelahaj.comTurn on HD button for a better video quality ….–Të dashur adhurues të operas, jam më se i nderuar që më në fund mund të ndaj me ju këtë video, ku tenori legjendar Placido Domingo, e vlerëson dhe e mbështet talentin dhe karrierën time.Fjalët nuk mund ta përshkruajnë, sa i lumtur ndihem që jam pjesë e karrieres së tij.Gjithë të mirat për gjithë juve!Klikoni ne butonin HD per kualitet me te mire te videos ose ne linkun me poshte : https://www.youtube.com/watch?v=oWtS9M4RwDUPost-Production: bledit.com

Publiée par Rame Lahaj sur Mercredi 17 janvier 2018