Këngëtari Robert Berisha erdhi në ekran edhe si moderator, me emisionin e tij të ri titulluar “Robi plaket kur don vetë”.
Programi i tij është kthyer në më të komentuarin e këtyre ditëve në media, madje për Robertin nisën të qarkullonin edhe lajme të rreme.
Në njërën prej mediave të Kosovës shkruhej:
“Robert Berisha: Sa të ketë në Kosovë votues të Vetëvendosjes, kurrë s’kemi me ec përpara.”
Duket se kjo deklaratë ka qenë një shpifje, ndërsa këngëtari ka sqaruar i revoltuar se nuk do ta përfshijë asnjëherë politikën në emisionin e tij.
“Hajde rren hajde! Përveç atyre që kanë luftu për këtë vend, asnjë parti politike nuk përmendet në emisionin “Robi plaket kur don vetë”. Portale të killafta jeni ju që bëni këto shkrime.”- ka përfunduar Roberti.
Kujtojmë se Roberti tregoi se do të ftojë në emisionin e tij edhe ish-partneren Nora Istrefi./real-news.tv