“Dilni nga greva dhe takohemi”. Naftëtarët e Ballshit reagojnë ndaj Ramës: Eja negocio, nuk….

eja.jpg

Pak pasi Kryeministri Edi Rama ju bëri thirrje naftëtarëve të Ballshit që të dalin nga greva dhe të takohen me të, ka ardhur dhe reagimi i naftëtarëve. Ata i janë përgjigjur edhe një herë në formë të prerë kryeministrit Edi Rama, i cili më parë i drejtoi një apel për ndërprerjen e grevës dhe më pas nisjen e bisedimeve.

E ndërsa Rama shprehet se qeveria e tij nuk negocion me presione, naftëtarët i përgjigjen se nuk dalin nga greva, nëse nuk u kalohen pagat e prapambetura.

Ata janë shprehur se nuk po bëjnë aspak ultimatume, ndërsa thonë se kushdo që do të vijë në ambientet ku ato po qëndrojnë, e ka rrugën e të hapur.

Me një qëndrim të prerë, naftëtarët thonë se greva nuk ndalet teksa shtojnë se tashmë vendimmarrjen e kanë gratë. Më tej ata thonë se zgjidhja duhet të merret në Ballsh teksa premtojnë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat dhe greva.

“E përgëzoj Kryeministrin për lajmin e mirë që na jep neve. Edhe njëherë verdikti nuk është i imi, por i grave aty lart që po sakrifikojnë. Rama të vijë në Ballsh, të ulemi, të negociojmë për zgjidhje. Absolutisht jo, nuk e lemë grevën. Të ulemi këtu në Ballsh dhe të gjejmë zgjidhje”, tha një naftëtar.

Naftëtarët rezistuan për 18 ditë në grevë, teksa u zëvendësuan më pas nga gratë naftëtare që kanë hyrë në ditën e 9-të. Deri më sot asnjë negociatë apo ofertë për zgjidhje nuk është zhvilluar teksa Kryeministri prej ditësh i kërkon naftëtareve të lënë grevën.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303