Dimri mbërrin edhe në veri, Dibra zbardhet e tëra

Pas Juglindjes reshjet e borës kanë nisur edhe në Verilindje të vendit.

Fshatrat e Dibrës por edhe të Bulqizës janë zgjuar mëngjesin e sotëm të bardha.

Mësohet se vijojnë të bien edhe në orët e para të mëngjesit reshjet e dendura të dëborës.

Deri tani nuk raportohet për bllokim rrugësh apo emergjenca të tjera.

Vjeshta e zgjatur dhe ditët e ngrohta dhe me diell me sa duket më në fund ia kanë lënë vendin dimrit.

Ditën e djeshme ra bora e parë edhe në Dardhë, e cila për disa minuta reshje u zbardh e tëra.

Lër një koment