Protesta e Unazës vazhdon…
Pasditen e sotme protestuesve u është bashkuar edhe gazetari Fatos Lubonja.
Ai ka thënë që ky projekt është një projekt kriminal.
Sipas Lubonjës, kjo nuk është një çështje vetëm e Astirit, por e të gjithë shqiptarëve. Pasi është një shprehje “Cfarë sheh në kodër prite në votër”, ka shtuar ai.
“Unë sot këtu kam ardhur si qytetar dhe dua t’ju jap kurajo këtyre banorëve, por gjithashtu dua të them se këtu duhet të jenë të gjithë shqiptarët.”
Ai ka deklaruar që kudo, ku ka projekte kriminale duhet të mblidhen shqiptarët, si për teatrin, si për Unazën. “Dinjiteti fitohet me përleshje” mbyll fjalën e tij z.Lubonja