fbpx

Diplomatët kinezë duhet të njoftojnë lëvizjet e tyre në SHBA

us-china-flags.jpg

Diplomatët kinezë në SHBA do të duhet të njoftojnë autoritetet amerikane përpara se të zhvillojnë ndonjë takim me zyrtarët amerikanë.

Vizitat zyrtare në “institucionet arsimore dhe kërkimore”, siç janë shkollat dhe universitetet, gjithashtu duhet të jenë të regjistruara paraprakisht, tha departamenti i shtetit.

Kina tha që SHBA po shkel rregullat ndërkombëtare – por SHBA tha që diplomatët amerikanë në Kinë po përballen me kufizime të ngjashme.

Masa vjen mes tensioneve të rritura mes dy vendeve./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303