Diplomati britanik vdes pas diagnostikimit me koronavirus

Diplomati britanik Steven Dick, zëvendësambasador në Budapest, ka vdekur në Hungari, pasi është infektuar me koronavirus.

Nuk është ende e qartë nëse 37-vjeçari  ka pasur probleme të mëparshme shëndetësore.

“Steven ka qenë një diplomat i përkushtuar dhe e ka përfaqësuar vendin e tij me aftësi dhe pasion të madh. Ai do t’iu mungojë të gjithëve që e kanë njohur dhe kanë punuar me të”, tha sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab.