Disa gjëra që do t’ju ndihmojnë të qetësoheni pas ditëve të vështira që kaluam

A98B90A3-6320-448C-A832-2A116997F439.jpeg

Prej 26 nëntorit duket se stresi dhe ankthi janë shoqëruesit tanë të përditshëm. Megjithatë, duhet të kuptojmë që është mirë t’i rikthehemi jetës normale sa më parë dhe të mposhtim të gjitha frikërat dhe shqetësimet që na janë bërë pjesë e jona prej disa ditësh. Nuk është e lehtë të harrohet e gjithë ajo çfarë kemi kaluar, por mund të bëjmë disa gjëra për t’i ardhur në ndihmë vetes dhe për ta kaluar sa më parë gjendjen e rënduar psikologjike që mund të kemi kaluar.

Nëse edhe për ju kjo periudhë ka qenë e vështirë për t’u përballuar psikologjikisht, ka disa gjëra që mund të bëni në kushte shtëpie. Fillojeni nga gjërat e vogla. Ushqimet që konsumoni nuk janë aq të parëndësishme nga mund ta kishit menduar. Disa ushqime që ju ndihmojnë të mposhtni ankthin janë: supa me lëng kockash, specat, frutat e pyllit, portokalli, perimet që përmbajnë antioksidantë (si brokoli, lulelakra, apo sallata jeshile). Po ashtu, shtoni bimë aromatike dhe erëza në ushqimet që hani.

Çfarë mund të bëni tjetër?

Relaksohuni në vaskë

Relaksohuni në vaskë (ose në pamundësi edhe në dush). Uji i ngrohtë do të rrisë temperaturën e trupit dhe do të qetësojë muskujt duke ulur ankthin dhe duke rritur humorin. Shtoni vajra esencialë, ndizni qirinj për ta bërë edhe më relaksues momentin.

Pini çaj kamomili

Çaji i kamomilit njihet për vetitë e tij qetësuese, pasi ul nivelin e stresit dhe ju ndihmon për një gjumë të qetë.

Meditoni

Hapi i parë për të qetësuar ankthin është të bllokoni mendimet. Gjeni një vend të qetë dhe krijoni një ambjent të përshtatshëm për meditim. Do të ndiheni shumë herë më të relaksuar.

Nuhasni levandër

Aroma e levandrës është një ilaç natyral për largimin e ankthit dhe depresionit.
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303