fbpx

Disa mënyra për të pastruar bizhuteritë e argjendta

Screenshot_1-19.png

* Si fillim vishni dorezat. Një nga metodat më të mira është pastrimi i bizhuve me pastë dhëmbësh. Si një element shumë abraziv, ky material është shumë i mirë për pastrimin dhe shkëlqimin e sipërfaqes së materialeve të argjendta. Kështu, me anë të një cohe të pastër dhe të thatë e fërkojmë për rreth 5 minuta bizhunë. Më pas shpëlajeni me kujdes dhe thajeni. Veç cohës, mund të përdoret për këtë qëllim edhe furça e dhëmbëve.

* Një tjetër metodë qe mund të praktikohet është futja e bizhuve në ujë të ngrohtë me bikarbonat (dy deri në tre lugë për një litër ujë). Pasi i kemi lënë aty për 5 minuta, i nxjerrim dhe thajmë me kujdes. Nëse nuk është arritur ajo qe dëshirojmë, e përsërisim edhe një herë operacionin.

* Një tjetër formë mund të jetë edhe futja e sendeve të argjendta në ujë të vakët me ilaç enësh dhe kripë gjellë. Lërini aty për ca kohë dhe më pas i nxirrni dhe i thani me një cohë të thatë. Këshillohet që kjo të përsëritet disa herë që të merret rezultatit i dëshiruar.

* Së fundmi po ju tregojmë edhe mënyrën që parapëlqehet më shumë, njëkohësisht dhe më të çuditshmen, por shumë efektive. E kemi fjalën për ujin që del nga zierja e patateve, i cili është shumë i pasur në amidon. Pasi i kemi lënë aty për rreth një ore, i nxjerrim, fshijmë dhe pastrojmë me një cohë të thatë.

Nëse asnjëra nga këto mënyra nuk rezulton efikase, atëherë kemi të bëjmë me një lloje tjetër metali.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *