Disa persona sulmojnë me gurë patrullën e policisë, shikoni reagimin

auto_20804386-7668171-image-a-37_15733234279931573327698-750x430-600x360.jpg

Një police guximtare, duke ndjekur e vetme një makinë plotë me banditë është përballur me një sulm me gurë drejt xhamit të makinës së saj patrulluese, nga banditët që po ndiqte.

PC Emma Birrell, ishte ngarkuar me detyrë të ndiqte një Audi ngjyrë argjendi, që besohet të ketë pasur lidhjr me një vjedhje të kohëve të fundit në Uellsin e Veriut të martën, 2 Prill, raporton Dailymail.

Por kur ajo ndaloi automjetin e banditëve, dy nga katër burrat u dolën nga makina e tyre dhe goditën me gurë xhamin e makinës së saj.

Pamjet tronditëse të kamerave nga makina e saj patrulluese, tregojnë se burrat e veshur me kapuça, copëtojnë me gurë të rëndë xhamin e makinës.

PC Birrell njoftoi dhomën e kontrollit të policisë mbi ndjekjen e makinës, e cila po ecte nëpër fshat, me shpejtësi më të madhe se 80mph.

Ndjekja me shpejtësi të lartë përfundoi kur makina e banditëve doli jashtë rruge, duke rrëshqitur.

PC Birrell u ndal pas tyre, por ndërsa ajo filloi të dilte nga automjeti i saj, Audi u kthye mbrapa me shpejtësi drejtë makinës së saj duke e përplasur.

Katër banditët meshkuj që ndodheshin brenda Audit, u arrestuan menjëherë pas kësaj, ku një zëdhënës tha se edhe një tjetër oficer ishte plagosur, gjatë arrestimit.

Autoritetet thanë se dëmtimet e saj nuk ishin serioze, por oficerja u dërgua në spital dhe më vonë mori një ‘Falënderim’ për trimërinë e saj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303