Disa të dhëna mbi frutat që nuk është keq t’i dini

Fiku

Fiqtë janë një “lojtar” i fuqishëm ndonëse i vogël, veçanërisht për të luftuar mbajtjen e ujit në trup. Ai përmban 148 miligram kalium dhe konsumimi i tij është një zgjedhje e përsosur për të filluar ditën me diçka të ëmbël, sikurse të ishte një vakt i rafinuar me sheqer.

Molla

Thënia e vjetër është e

vërtetë: një mollë në ditë e mban vërtet doktorin larg. Mollët janë të

mrekullueshme për të ndihmuar tretjen për shkak të fibrave dhe pektinës, por edhe nivelet e tyre të kaliumit ndihmojnë në eliminimin

e ujit të tepërt nga trupi juaj.

Mango

Konsumimi i mangos është një mënyrë efikase për të

kënaqur nepsin tuaj. Ky frut përmban vitaminë C,

beta-karoten, kalium dhe B6. Shijojeni mangon si frut ose grijeni një mango

të freskët për të bërë një sorbeto të shijshëm që nuk përmban sheqer, ngjyrues artificial.