fbpx

Diskutimi për Shqipërinë në PE/ Calavera: Plotësimi i kushteve, i rëndësishëm

calavera.jpg

Kryetarja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, u ndal tek Reforma Zgjedhore dhe tha se palët politike duhet të vijojnë më tej me dialogun mes tyre për të çuar përpara reformën në fjalë.

“Shqipëria duhet të avancojë edhe më tej në dialogun për të vijuar përpara me reformën zgjedhore. Ajo që shpreh delegacioni ynë në Tiranë është ajo që ne duam. Presim që të diskutojmë në Këshill për sa i përket këtyre pikave që Shqipëria duhet të përmbushë. Për çështjen e Reformës në Drejtësi, duam të shikojmë një staf shumëngjyrësh”

Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi gjithashtu se Shqipëria duhet të plotësojë 15 kushtet që të nisë negociatat.

“15 pikat janë shumë të rëndësishme për progresin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, u shpreh Calavera.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303