Dita Botërore e Diabetit, Manastirliu jep të dhëna për përmirësimin e situatës

Ogerta-Manastirliu-ministre-e-Shëndetësisë.jpg

Ministrja e Shëndetësisë në Ditën Botërore të Diabetit shprehet se 78 mijë qytetarë përfitojnë barnat e diabetit falas. Me anë të një postimi në ‘facebook’ Manastirliu shprehet se nga Janari 2020 u rimbursuan 408,304 fisha diabeti falas për fëmijët dhe të rinjtë 0-25 vjeç.

“FAKTE! 33 alternativa barnash 100% #falas për pacientët. 20 milion dollarë/vit financojmë për 78 mijë persona me diabet që përfitojnë barnat e rimbursuara. Nga Janari 2020 u rimbursuan 408,304 fisha diabeti #falas për fëmijët dhe të rinjtë 0-25 vjeç,” shkruan Manastirliu në postimin e saj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303