Dita Botërore e Shëndetësisë/ Basha mesazh falënderimi për bluzat e bardha

92240233_3073105236073970_2147157565492953088_n.jpg

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, kreu i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, falënderon bluzat e bardha, të cilat në këto momente po përballen me pandeminë e COVID-19.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha thekson se stafet mjekësore janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë.

“Sot në #WorldHealthDay mirënjohja e zemrave tona i shkon gjithë personelit shëndetësor që po përballet prej një muaji me pandeminë e COVID 19. Ata janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë.

Ata sot kanë nevojë për mbrojtje, pajisje, mbështetje. Sot dua të shpreh falenderimin tim për ndihmën financiare të aleatëve tanë strategjikë SHBA, e cila do t’i mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë. Testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin. #ditemetemira”, shkruan Basha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303