Dita e 43-të e protesta te ‘Unaza’, flet Basha

Banorët e zonës së ‘Unazës së Re’ vazhdojnë protestën e tyre  për dëmshpërblimin për projektin e “Unazës së Madhe”.

Sot është dita e 43-të radhazi që ata protestojnë, të mbështetur nga strukturat e Partisë Demokratike. Edhe sot ishte i pranishëm Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili duke folur për mediat nënvizoi serish skandalin e kompanisë DH Albania, duke e cilësuar një komplot me qëllim grabitjen e  40 milionë eurove.

“Ka treguar para gjithë shqiptarëve dhe para botës edhe SHBA që janë bërë dy krime,  Kanë komplotuar së bashku që t’i vjedhin shqiptarëve 40 milion euro.

Vjedhja është provuar edhe në media. Edhe një herë për ta sjellë në vëmendjen e qytetarëve, Afrim Qendro është krahu i djathtë i Ramës prej vitesh. Është përfshirë Policia Bashkiake me veprimet e paligjshme të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, është përfshirë QKR, është përfshirë Bashkia e Tiranës dhe vetë kryetari i Bashkisë, i cili duke vjedhur para dhe duke korruptuar disa nga banorët e Unazës së Re”, tha ndër të tjera lideri i opozitës, Lulzim Basha.

 

Lër një koment