fbpx

Dita e dytë e protestës së diasporës te Kryeministria

Screenshot_4-16.png

Një grup emigrantësh të drejtuar dhe organizuar nga Genc Sejko, që njihet edhe si ‘njeriu i memeve’ në rrjetet sociale prej orës 12:00 po protestojnë përpara Kryeministrisë në ditën e dytë.

Protestës së thirrur nga emigrantët i janë bashkuar edhe banorët e Unazës së Re dhe disa studentë. Njëri nga banorët e Unazës së Re bëri thirrje që shqiptarët të ngrihen dhe të shporrin qeverinë.

“Iu thirrje të gjithë shqiptarëve të ngrihemi dhe t’i shporrim” tha ai. Policia nuk dha leje për protestën duke paralajmëruar se organizatorët dhe protestuesit do të procedohen.

Organizatori: Shteti ka frikë nga fjala e lirë

Organizatori Genc Sejko ka akuzuar se personi që u ka dhënë energjinë elektrike për foninë është kërcënuar. Por megjithatë, shtoi ai, protesta do të vijojë. “Ka urdhër të për na prerë energjinë. Ky është një shtet që ka frikë nga fjala e lirë. Kanë kërcënuar atë që na ka dhënë energji. Nëse kjo ndodh, ne prapë do të vijojmë, ne nuk do të ndalojmë, do ta çojmë deri në fund” tha ai. (real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *