fbpx

Dita e ‘Lamtumirës’/ Kujtim Gjuzi ‘nuk e fal’ Gramoz Ruçin, ja numëron ‘një më një’: Të premten do shihemi në…

kujtim-gjuzi.jpg

Kujtim Gjuzi nuk ka mundur të ruajë qetësinë as në ditën e fundit të Gramoz Ruçit në Kuvend. Gjuzi e ka paralajmëruar se ditën e premte do të ‘përballen’ në gjykatën e Kolegjit për vjedhjen e grabitjen e zgjedhjeve datës 25 prillit  ku iu hoqën 200 vota dhe nuk do t’i falte kurrë.

“Në s’ jemi të vegjël që të na kapin prej veshi, unë ndjej keqardhje që sot nuk është kryeministri, presidenti në Gjykatën Kushtetuese, edhe dorëheqja e juaj e bën shtetin me mungesa shumë të rëndësishme. Në këto 30 vite kanë munguar konservatorët, edhe kur erdhëm ne, Partia Socialiste përmes sekretarit të saj, realizoi diversion kundër grupit të djathtë konservator, diversion deri në momentin e fundit për të mos me na lënë të flasim, me minutazh të reduktuar në raport me PS”, tha Gjuzi.

Ndërsa i është përgjigjur me ironi Ruçit për shprehjen se sa ka parë ky Parlament si ti. “Shqiptarë ne folëm këtu thamë të vërtetat e do ti themi. Zoti Kryetar nuk dua të përgjigjem me sarkazëm tuaj, o Kujtim sa ka parë ky Parlament. Por në fakt ky Parlament nuk kishte parë Kujtim konservator. Të dy bashkë jemi në dalje të Parlamentit, e në fakt unë jam kryetar i Partisë Konservatore dhe ditën e premte jemi në gjykatën e Kolegjit për vjedhjen e grabitjen e zgjedhjeve datës 25 prillit që ju i quajtët të saktë, 200 vota që mi keni hequr nuk do t’i fal kurrë asnjëherë”, tha Gjuzi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303