‘Dita e librit’/ Dështon nisma e ministres së Kulturës

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti publikoi ditën e djeshme një postim në rrjete sociale, ku shkruante se të gjithë personat që do kishin një libër në duar, nuk do të paguanin biletën e transportit publik.

Kjo nismë u ndërmor pikërisht në kuadër të ditës ndërkombëtare të librit.

Por mesa duket nisma e Margaritit ka dështuar, pasi nuk është zbatuar në shumë autobusë në Tiranë.

Shumë faturino nuk kishin asnjë ide lidhur me nismën e ministres së Kulturës dhe i kanë kërkuar qytetarëve paratë e biletës.

Për më tepër, shikoni videot/real-news.tv