fbpx

“Dita e së vërtetës”. Ralf Gjoni bën thirrjen e fortë: Zgjohuni shqiptarë

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se sot është dita e së vërtetës sa i përket Reformës Zgjedhore.

STATUSI NGA RALF GJONI

📣 DITA E SË VËRTETËS! 📣

PS & PD & LSI me sa duket i kanë ngulur thonjtë sistemit dhe nuk duan t’a lëshojnë.

Kjo tregon që kanë frikë nga vota e lirë dhe e drejtpërdrejtë e shqiptarëve.

I bie që këta kanë frikë nga shqiptarët.

Ne mund të bëjmë kompromis për teknikalitete si gishti i dorës apo gishti i këmbës, por kurrë për lirinë e votës, KURRË!

Asnjë tërheqje pas për listat e hapura. Do t’i shkojmë kësaj lufte deri në fund.

Ndaj hapni sytë shqiptarë e zgjohuni nga gjumi. 😴

#VotëELirë

#ListaTëHapura

#Demokraci