Dita e Shpresave, kuqezinjtë nisin sot një cikël të ri

shpresat.jpg

Kombëtarja shqiptare U21, do të zbresë sot në fushë në një takim miqësor ndaj Maltës. Të besuarit e Alban Bushit, do të synojnë që të marrin më të mirë nga ky takim, pavarësisht se është vetëm në kuadrin e një ndeshjeje miqësore, pasi edhe pak ditë më vonë, do të rilahet sërish ky takim, por në Shkodër.

Shpresat kuqezi vijnë në këtë takim me shumë ndryshime në grup, duke qenë se futbollistë si Manaj, Durmishaj, Çekiç, Seferi, Bare apo edhe të tjerë, nuk do të jenë më pjesë e Shpresave dhe vendin e tyre e kanë zënë futbollistë të rinj. Shumë prej tyre, debutojnë sot në takimin ndaj Maltës, ndërkohë që një pjesë tjetër kanë qenë edhe në ndeshjet e fundit në eliminatoret e Evropianit.

Me grupin e sotëm, Bushi d të mundohet të shohë elementë të rinj të cilët mund të jenë të nevojshëm për eliminatoret e radhës ku natyrisht, kuqezinjtë do të synojnë që të arrijnë një kualifikim. Takimi i parë ndaj Maltës, luhet sot në orën 19:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

scroll to top