Dita e Topit të Artë, të gjitha rrugët të çojnë te Modric!

LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 24: Luka Modric of Croatia and Real Madrid pose for a photo with his The Best FIFA Men's Player Award and FIFA FIFPro World11 award during The Best FIFA Football Awards at Royal Festival Hall on September 24, 2018 in London, England. (Photo by Alexander Hassenstein - FIFA/FIFA via Getty Images)

E hëna e 3 dhjetorit është dita e Topit të Artë. Mbrëmjen e sotme në Paris të Francës në orën 21:00 do të zbulohet fituesi i çmimit më prestigjoz individual.

Sipas të gjitha parashikimeve pritet të thyhet më në fund hegjemonia Ronaldo-Messi që zgjat prej një dekade, me brazilianin Ricardo Kaka që në vitin 2007 ishte fituesi i fundit i Topit të Artë pasi 10 të tjerët i përkasin dyshes Ronaldo-Messi.

Të gjitha rrugët sot të çojnë te Luka Modric. Mesfushori kroat i Realit të Madridit është favoriti i madh për të fituar këtë trofe prestigjoz që do të ishte i treti radhazi pas çmimeve që mori nga FIFA, si lojtari më i mirë i Botërorit Rusi 2018 dhe FIFA Best Player.

Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë ata që do të plotësojnë podiumin mes Ronaldos dhe 3 kampionëve të botës, Varane, Mbappe e Griezmann.

Në rast se Modric triumfon sot, Reali i Madridit do të lërë pas Juventusin dhe do të bëhet klubi me shumë lojtarë që kanë fituar Topin e Artë, plot 9.

Në Paris do të ndahen edhe disa çmime të tjera nga revista prestigjoze France Football e cila është organizatorja e këtij eventi.

Do të nderohet edhe Kylian Mbappe i cili do të shpallet lojtari më i mirë i vitit 2018, nën moshën 21-vjeç.

Cermonia e Topit të Artë do të transmetohet live në Supersport duke filluar nga ora 21:00.

Lër një koment