fbpx

Dita e “Ujit të Bekuar” në rrethe, besimtarët kapin kryqin

auto_arrestim_policia_e_tirane_policia_e_shtetit_arrrestim_ilustrim_shqiponjat_61528621908-1.jpg

Dita e Ujit të Bekuar, ç’ka presupozon pagëzimin e Jezu Krishtit, është festuar sot në Fier dhe Elbasan.

Fier

Në qytetin e Fierit besimtarët ortodoksë paraditen e sotme kanë festuar ditën e ujit të bekuar. Me këtë rast kisha e Shën Gjergjit e këtij qyteti ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë. Procesioni ka nisur me meshën në kishë dhe më pas vargu i gjatë i besimtarëve i janë drejtuar shatërvanit në sheshin europa ,ku si për çdo vit tjetër ndiqet hedhja e kryqit në ujë .

Në praninë edhe të qindra besimtarëve ortodoks si dhe të qytetarëve të tjerë është ndjekur edhe momenti i hedhjes së kryqit në ujë. Disa të rinj sipas zakonit në të tilla ceremoni kanë sfiduar të ftohtin dhe janë hedhur në uje kur është hedhur kryqi, të motivuar me fitoren e trofeut dhe më pas shpërblimin.

Ka qene 15 vjeçari, Athanas Davidi ai që  ka nxjerrë kryqin nga uji për të pestin vit rradhazi.

Ai i ka dorezuar kryqin metropolititit At Nikolla, i cili edhe e ka bekuar. Gjithsesi ky rit fetar i ortodoksëve është shënuar si dita e Shën Trinisë kur Krishti pasi mbushi 33 vjet u pagëzuar nga ujrat e Lumit Jordan nga Gjon Pagëzori.

Sot të gjitha ujrat që rrjedhin janë të bekuar nga zoti dhe të gjithë nxitojnë të mbushin ujë dhe ta ruajnë atë për gati një vit në shtëpi për të ardhur sërish 6 janari i vitit pasardhës.

Elbasan

Festa e ujit të bekuar është festuar edhe në qytetin e Elbasanit.

Për shkak të mbizotërimit të motit të acartë  dhe ujit të paktë nę rrjedhën  e lumit Shkumbin edhe këtë vit ceremonia është zhvilluar në një kompleks sportiv në periferi të qytetit të Elbasanit. Shumë besimtarë  janë drejtuar për nga pishina ku Mitropoliti Imzot Andoni pas pagëzimit të kryqit , e ka hedhur atë në ujin e ftohtë të pishinës, ku temperaturat shënonin  0 gradë celcius.

Kanë qenë dy të rinj që janë hedhur për të kapur kryqin, ku ishte 19 vjeçari Aleksandro Llozi  një besimtar nga qyteti i Elbasanit ai që ka kapur kryqin. Përveç krenarisë të të shpallurit fitues, 19 vjeçari është shprehur se kryqi i bekuar të cilin do ta mbajë në shtëpi për një vit uron që ti sjell fat, shëndet dhe mbarësi në familjen e tij, por nuk ka lënë pa harruar të urojë të gjithë besimtarët për këtë ditë të bekuar për besimtarët.

Pas këtij rituali të gjithë besimtarët kanë uruar të riun për një vit të mbarë dërsa kanë marrë me vete nga një shishe të mbushur nga uji i bekuar ku është hedhur edhe kryqi pagëzues.

Hedhja e Kryqit në Ujë, për besimtarët ortodoksë simbolizon ritin e përvitshëm të  liturgjisë hyjnore të pagëzimit të Jezu Krishtit.Mitropoliti i Elbasanit,Shpatit e Librazhdit imzot Andoni uroi me këtë rast besimtarët për më shumë mirësi e begati. (BW)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *