fbpx

Dita e ujit të bekuar/ Shpejtoi të kapte kryqin, i riu përfundon në koma, detajet e rënda

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-4.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ceremoninë e Ujit të Bekuar në Amarynthos të Greqisë.

Festa, mjaft e rëndësishme e besimtarëve ortodoksë e njohur ndryshe edhe si “Theofania” konsiston me hedhjen e kryqit në ujë.

Ndërkohë, gjatë këtij momenti një i ri në Amarynthos në përpjekje për t’u hedhur me qëllim të kapë kryqin ka pësuar dëmtime serioze. Gjatë hedhjes ai ka pësuar një dëmtim në qafë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, ndërsa i riu është dërguar në spitalin e Chalkida. Sipas mediave greke i riu është në gjendje kome.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303