Ditë zie për Encën! Ndërron jetë babai i këngëtares

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në familjen e këngëtares së njohur, Enca. Babai i saj, Sokol Haxhia ka ndërruar jetë në moshë të re.

Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e diel dhe nuk dihet ende shkaku i vdekjes.

Lidhur me lajmin e hidhur, Enca nuk ka reaguar ende, megjithatë një video që ka publikuar pak orë më parë në Instagram na rrëqethi mishin.

Nga ballkoni, ajo ka filmuar qiellin e kuq dhe në sfond ka vendosur një baladë të ndjerë.

Këngëtarja ka pasur marrëdhënie shumë të ngushta me babain e saj dhe ajo shpesh publikonte me të foto në rrjetet sociale.